RRETH KUBËZAT SH.p.K

Kubëzat Shp.p.k (Vëllëzërit e Bashkuar Sh.p.k)

Kompani lidere në prodhimin e elementeve të betonit.

Kubëzat Sh.p.k (Vëllëzërit e Bashkuar Sh.p.k.) filloi veprimtarinë në vitin 1993 si një ndërmarrje e vogël tregtare dhe shërbyese. Cilësia dhe besnikëria ndaj prodhimeve tona na ndihmuan që në një kohë shumë të shkurtër, të arrijmë një sukses që shumë firma me përvojë shumëvjeçare nuk e kanë arritur.

Kubëzat Sh.p.k. ka projektuar dhe implementuar projekte nga më të ndryshmet deri më sot. Aktualisht, Kubëzat Sh.p.k. numëron rreth 25 punëtorë, dhe numri i të punësuarve vazhdon të rritet në vazhdimësi, duke përfshirë staf të kualifikuar dhe të përkushtuar për të siguruar cilësi të lartë në çdo projekt.

Kubëzat Sh.p.k. prodhon kubëza betoni të cilësisë së lartë për aplikime të ndryshme, përfshirë oborre, shtigje, dhe sipërfaqe të mëdha. Cilësia dhe qëndrueshmëria e produkteve tona i bëjnë ato zgjedhjen ideale për çdo projekt ndërtimi. Me një histori dhe listë të gjatë të projekteve të suksesshme, ne kemi përvojën e nevojshme për të realizuar çdo projekt.

Një partner i besueshëm

Zgjidhje ideale
për çdo projekt.

Kubëzat Sh.p.k. vazhdon të jetë kompani lidere në industrinë e prodhimit të elementeve të betonit. Ne punojmë ngushtë me klientët për të siguruar që çdo detaj të përmbushet sipas kërkesave dhe standardeve të kërkuara, dhe që çdo projekt të përfundohet me cilësi të lartë dhe në kohë. 

Cilësi që bën diferencën

Pse të zgjedhni
Kubëzat Sh.p.k?

Të gjitha produktet tona janë të testuara dhe certifikuara për të plotësuar standardet më të larta të cilësisë, nën mbikqyrjen e kompanisë së testimit të betonit N.SH. IBMS dhe testimit të elementeve kimike përmes kompanisë HORN & Co. Analytics. Për më shumë informata ju inkurajojmë të na kontaktoni. 

Konsulta dhe shërbime transporti falas.

Përveç prodhimit, ne ofrojmë shërbime transporti, për të siguruar që produktet tona të arrijnë në destinacionin tuaj në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë. Ekipi ynë është i gatshëm të ofrojnë konsulencë dhe shërbime të projektimit për t'ju ndihmuar në realizimin e projekteve. Për të bashkëpunuar me ne në projektet tuaja të ardhshme, ju ftojmë të na kontaktoni.

Cilësi dhe
përgjegjësi

Ne sigurojmë që çdo produkt të jetë i prodhuar me cilësi të lartë, duke mbajtur standarde rigoroze të kontrollit dhe përkushtim ndaj cilësisë.

Inovacion
dhe zhvillim

Ne investojmë në teknologji të avancuar dhe në zhvillimin e vazhdueshëm të produkteve për të ofruar zgjidhje sipas kërkesës.

Kënaqshmëri
e klientit

Ne punojmë ngushtë me klientët tanë për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e tyre, duke siguruar që çdo projekt të realizohet me sukses.